Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave pas arrestimit për armëmbajtje pa leje, por gjithashtu për romancën e dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla. Pak javë më parë, këngëtarja zbuloi në rrjete sociale se Syla i kishte propozuar për martesë. Dyshja duket se po shijojnë momentet më të lumtura pranë njëri-tjetrit dhe nuk ngurojnë ta shprehin publikisht këtë gjë.
Fjolla ka treguar se surprizohet çdo ditë nga biznesmeni, i cili së fundmi i ka dhuruar asaj një buqetë me trëndafila të kuq. Gjithashtu, në një tjetër postim Fjolla ka treguar se ka marrë një dhuratë nga shkrimtari Artan Mullaj, ku shkruan: “Të them të drejtën kur e pashë romanin tënd me dedikim mendova me vete:”Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: Kjo është jeta ideale”.
View this post on Instagram
Ky reagim vjen pak ditë pasi Fjolla vendosi t’i përgjigjej ish-bashkëshortes së Sylës si dhe kritikëve me një citat të Mullajt. “Të dalësh mbi turmën do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo. Duhet të jesh gati se turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht me llum dhe kur dështon të të hedhë baltë dhe kur baltos të të shkelë më këmbë.
Nëse arrin sukses dhe prek lartësitë duhet të lesh kundra teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë.”, shkroi Fjolla pak ditë më parë. /abcnews.al