Humb jetën nga Covid-19 një mësuese në Fier. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se Violeta Liçaj, mësues në shkollën “Liri Gero” ka humbur betejën me virusin.
Është ende e paqartë nëse mësuesja ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Kështu ka shkuar në dy numri i mësuesve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Fier. Tre ditë më parë Gramoz Abedinaj, 60 vjeç, ndërroi jetë pas një beteje intensive me sëmundjen.
LEXO EDHE: Evis Kushi në ABC: Gjashtë mësues me Covid-19 ndodhen të shtruar në spital
Kujtojmë këtu se ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh një ditë më parë në “Abc Radar” se gjashtë mësues janë të shtruar në spital duke u trajtuar për koronavirusin.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, ku çdo ditë raportohen shifra të larta të infektuarish dhe fatkeqësisht edhe viktimash. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi 410 raste të reja dhe 8 humbje jete. g.v/abcnews.al