E pati thënë edhe më parë se nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen me Kosovën, por do të ishte i disponueshëm për sfidat ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.
Klaus Gjasula është rikthyer në kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e tetorit. Në fakt ai pati deklaruar se do të vinte në Tiranë të martën, por vetëm mëngjesin e sotëm mesfushori ka zbarkuar në Rinas.
Lajmin e mbërritjes e bën të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram. Gjasula vendosi të bashkohej me kombëtaren në këtë grumbullim, pavarësisht se do duhet të karantinohet në Gjermani dhe të humbë dy ndeshje me Hamburgun.
Lajm shumë i mirë rikthimi i tij për trajnerin Reja, që e preferon shumë mesfushorin sepse është perfekt për skemën 3-5-2 të teknikut italian. /abcnews.al