Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se po përgatitemi për kohën e duhur.
“Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.
Rama ka përsëritur gjithashtu edhe deklaratën e tij se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë.
“Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.
Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë”, tha kryeministri në Open.
n.d./abcnews.al

