Me Covid-19, gjendja shëndetësore e Janullatos, mediat greke: Është në terapi intensive

schedule16:36 - 12 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 12 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i konfirmuar me Covid-19, ka hyrë në terapi intensive në Spitalin e “Evangelismos” në Athinë.

Sipas mediave greke aktualisht ai është duke u trajtuar me Remdesivir dhe medikamente të tjera pasi Janullatos vuan edhe nga një azmë e vjetër.

Ndërkohë Drejtori dhe gazetari i “Kappaneës.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se Kryepeshkopi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive.”, shkruan gazetari.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasios u transferua të Martën në Athinë për t’iu nënshtruar trajtimit për “simptoma të lehta” të COVID-19 por duket se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.

n.d./abcnews.al