Traumat në adoleshencë dëmtojnë trurin

schedule10:06 - 28 Qershor, 2018

schedule 10:06 - 28 Qershor, 2018

Traumat e pësuara gjatë fazës së adoleshencës ngadalësojnë zhvillimin e trurit. Të përballosh një sëmundje, episode bullizmi apo abuzime, modifikon strukturën e trurit tek fëmijët dhe adoleshentët. Por sipas shkencës, efektet janë të ndryshme në varësi të moshës në të cilën traumat verifikohen.

Nëse ndodhin kur fëmijët janë të vegjël, atëherë truri zhvillohet më shpejt, ndërsa nëse ndodhin gjatë adoleshencës, atëherë e ngadalësojnë zhvillimin e tij. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer mbi pasojat në tru nga universiteti holandez i Radboud dhe i publikuar në revistën Scientific Report, revistë e grupit Nature.

Kërkuesit kanë ndjekur për 20 vjet rreth 40 fëmijë duke mbledhur informacione mbi marrëdhëniet e tyre me prindërit, shokët e klasës dhe miqtë. Me anë të rezonancës magnetike kanë vrojtuar sesi reagonte truri i çdonjërit ndaj episodeve stresuese, duke u fokusuar kryesisht tek mosha nga 0-5 vjeç dhe 14-17 vjeç.

Doli në pah se ngjarjet traumatike që ndodhin gjatë fëmijërisë së grupit të parë, sjellin një përshpejtim të pjekjes së ipokampit dhe kores pre-frontale, që nga ana evolutive shpjegohet qartë se një tru më i pjekur i bën ballë më mirë situatave të vështira.

Ndërsa traumat e përjetuara gjatë adoleshencës janë më delikate, pasi lidheshin gjithnjë me vonesë në rritjen e këtyre zonave të trurit. Pra kjo duket se është mosha më e vështire për të përballuar vështirësitë./ Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!