Pandemia, Duma: Duhet paketë ekonomike, qeveria të lërë gjithçka tjetër

schedule13:09 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:09 - 12 Nëntor, 2020

Në një intervistë për “ABC” me Juli Xhokaxhi, ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli për situatën e pandemisë në vend.

Duma theksoi se është e rëndësishme të rritet numri i testimeve si mënyrë të vetme për të ndalur zinxhirin e infeksionit.

“Ky regjim krize bën që një nga gjërat më të domosdoshme është që ti solidarizosh. Në një popullsi të vogël po të testosh e kap zi nxehurin. Ti më mirë harxhon për testimet sesa mbyll ekonominë. Duhet të keni parasysh që të pyesni opozitën pse nuk ka qesim…Unë mendoj që gjuha jonë është e arsyeshme. Herë pas here është e arsyeshme përtej të arsyeshmes. Mund të ishte edhe më goditëse. Të thuash sot se jemi më mirë se Italia, kur do ti të thuash që kjo Shqipëri nuk e ka shëndetësorin në këtë nivel, bën çdo spekulim të mundshëm vetëm për të mbuluar përgjegjësinë. Më jepni një rast të vetëm në këto vite që të kenë thënë më fal”, tha ish-deputetja.

Më tej, Duma shtoi se në këto muaj të vështirë qeveria duhet të lërë gjithçka dhe të fokusohet te shëndeti dhe ekonomia.

“Sa është paketa që po propozon tani? sa është shifra që duhet nëse ti bën testim masiv? Ndoshta është sa një e terta e kësaj shifre që po jepet. Kjo është të shkatërrosh disa biznese dhe të mos marrësh përgjegjësi. Ti po shpenzon më shumë me këtë paketën. Cdo të thoshë të mbyllësh një ekonomi që është e rrënuar. Lere çdo investim tjetër dhe shko te spitalet.

Duhet paketë financiare dhe lënie e gjithçkaje tjetër. Po të doni rrisni edhe borxhin publik. Ne nuk kemi thënë që na vlejnë më shumë paratë se njerëzit. Dhe nuk ka ekonomi pa një shoqëri të shëndetshme”, u shpreh Duma. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!