Dimri sjell me vete shi dhe temperatura të ulëta, të cilat shpesh krijojnë një problem në tharjen e rrobave.
Ndryshe nga vera kur rrobat thahen për shumë pak orë, në dimër mund të duhen edhe dy ose tre ditë që të thahen pëlhura të caktuara. Megjithatë ka disa mënyra për të tharë rrobat tuaja më lehtë edhe në ditët më të ftohta.
Shihni më poshtë tre prej tyre:
1. Mos i palosni rrobat në varëse, sepse në këtë mënyrë ato thahen ngadalë. Varini nga shpatullat në mënyrë që të varen nga njëra anë.
2. Menjëherë pas lavatriçes, vendosni një peshqir të madh, të thatë, pambuku midis rrobave që keni varur në lavanderi. Në këtë mënyrë, peshqiri do të thithë lagështinë e pjesës tjetër të rrobave në një kohë më të shkurtër.
3. Mos vendos një veshje pranë tjetrës. Vendosni rrallë në raft dhe akoma më mirë në një shinë. Në këtë mënyrë ato do të thahen më shpejt. l.k/abcnews.al