Dy makina humbin kontrollin në Kurbin, plagosen dy të rinj

schedule23:05 - 27 Qershor, 2018

schedule 23:05 - 27 Qershor, 2018

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”. Policia njofton se du automjete kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ata janë H.L. 25 vjeç dhe R.B. 23 vjeç, të dy banues në Laç.

Informacion paraprak

Me datë 27.06.2018, rreth orës 21:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit” , mjeti tip Audi me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç  dhe mjeti tip BMW me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç,  kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al