Cardi B ka kërkuar falje publike pasi u akuzua për përvetësim kulturor, pas një seti fotografik që realizoi ku shfaqej si hyjnesha hindu, Durga. Reagimet e shumta në rrjete sociale kanë bërë që reperja t’i kërkojë ndjesë publike komunitetit hindu, duke thënë se nuk kishte për qëllim ofendonte fenë e askujt.
“Kur realizova setin fotografik, po më thonin se do të pozoj si në Hyjneshë, që përfaqëson forcën, feminitetin dhe çlirimin dhe isha gati menjëherë. Por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre ose fenë e tyre, dua të them që më vjen keq, nuk ishte qëllimi im.
Nuk më pëlqen të mos respektoj fenë e askujt. Ashtu siç nuk do të doja që njerëzit të ofendonin fenë time. Kur njerëzit vishen si Virgjëresha Mari dhe Jezusi, për sa kohë që e bëjnë atë në një mënyrë të bukur, të hijshme dhe në mënyrë të respektueshme, unë nuk ndihem e fyer.
Nuk po përpiqesha të mos respektoja fenë tuaj, mbase duhet të bëja kërkime fillimisht. Më vjen keq, nuk mund ta ndryshoj të kaluarën, por do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen.“, ka shkruar reperja. /abcnews.al