Diego Maradona kreu një operacion të ndërlikuar në tru në datë 2 nëntor. Legjenda e futbollit botëror dhe idhulli i popullit argjentinas, pësoi një hematomë në pjesën e majtë të trurit.
Për fatin e tij të mirë, ndërhyrja kirurgjikale doli me sukses dhe Tycsports raporton se El Diez mund të largohet nga klinika Olivos. Mjeku i tij personal, Leopoldo Luque ka postuar një “Instagram” një foto me Maradonën.
E para që prej momentit që kreu operacioni, ndërkohë që neurokirurgu Luque, personi që kreu operacionin, ka shkruar këto fjalë në foto: “Ti më dhe fjalën, më besove dhe të dy bashkë ia dolëm mbanë.
Beteja vazhdon, por sonte do të festojmë së bashku këtë hap të hedhur përpara. Të uroj paqe në familjen tënde, Maradona. Do të të dua përgjithmonë“, shkruan doktori personal i yllit argjentinas. /abcnews.al