“E Ardhmja Është Vajzë” nis rrugëtimin në “ABC”! Moderatorja rrëfen luftën me Covidin

schedule21:25 - 11 Nëntor, 2020

schedule 21:25 - 11 Nëntor, 2020

Mbrëmjen e sotme ekranit iu shtua emisioni më i ri: “E Ardhmja Është Vajzë”! Formati i dedikuar vajzave – por përjashtim nuk do të bëjnë as djemtë – nisi rrugëtimin e tij sonte në orën 21:00 në ABC, paralelisht në RTV 21 në Kosovë dhe RTV 21 në Maqedoninë e Veriut.  Autorja dhe moderatorja Ermira Çaushollin në fillim të programit rrëfeu një moment të vështirë që kaloi në familje nga koronavirusi.

“Dua të ndaj me ju një moment të vështirë për mua dhe familjen time. Pata të sëmurë me covid bashkëshortin. Njeriun tim më të dashur, mbështetjen time për cdo hap që hedh në jetë, edhe bashkë me të edhe nëna e tij dhe dy vajzat e mëdha. Unë dhe dy vajzat e vogla shpëtuam. Për të më shpëtuar mua që kisha në dorë për të përgatitur programin dhe dy fëmijët e vegjël, Arditi më tha “Mira merr fëmijët e vegjël dhe shko te prindërit e tu.

Por shumë më vonë mora vesh se cfarë kishte ndodhur. Në momentin që i vinte fryma nga oksigjeni thoshte mos i thoni gjë Mirës, që të jetë e qetë në punët që po bën. Kur Arditi po përkeqësohej, nëna e tij edhe ajo e sëmurë, çohet fuqishëm nga shtrati dhe i shërbeu djalit të saj. Ata mbanin të dy njëri tjetrin, nëna birin dhe birin nënën dhe u shëruan, shëruan njëri tjetrin. Lidhja e nënës me fëmijët” rrëfeu e emocionuar moderatorja./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!