Tërmeti në Maqedoni çau muret e shtëpive në Peshkopi, shkëmbinjtë bllokuan rrugën

schedule18:56 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:56 - 11 Nëntor, 2020

Tërmeti që goditi Maqedoninë ditën e sotme fatmirësisht nuk ka lënë pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga lëvizjet sizmike të forta gurë të mëdhenj dhe shkëmbinj kanë rënë në rrugën Dibër – Mavrovë duke bllokuar rrugën për më shumë se një orë.

Gjithashtu ka pasur disa plasaritje dhe çarje muresh në fshatrat e Peshkopisë që janë në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut rreth 4 km nga epiqendra.

Tërmeti i fundit ishte në fshatin Sencë të Mavrovës, me magnitutë 5.2 të shkallës rihter, rreth 10 km thellësi që zgjati rreth 20 sekonda.

Ndërsa në fshatrat e Mavrovës raportohen disa shtëpi të dëmtuara, por pa pasoja të rënda. Nga lëkundja e parë në orën 04:56 të mëngjesit deri mbrëmjen e sotme janë ndjerë 6 lëkundje të forta mbi 4.2 ballë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!