Hakan Çalhanoglu i përfundon kontrata me Milanin në verën e ardhshme dhe rinovimi nuk po vjen. Turku vlerësohet dhe cilësohet i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe drejtuesit po tentojnë të zgjasin bashkëpunimin me të.
Gjithsesi, marrëveshja finale është larg pasi 27-vjeçari ka pretendime të larta financiare. Në mungesë të rinovimit do të vijë shitja e Calhanoglu në merkaton e janarit.

Disa klube të ndryshme janë gati të përfitojnë nga situata e krijuar dhe njëri ndër to është Atletico Madrid. AS raporton se Diego Simeone e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares turke dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin në janar. /abcnews.al


