Kryepeshkopi Anastas Janullatos është nisur drejt Greqisë për kurim, pasi është infektuar me koronavirus. ABC mëson se ai ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sjell edhe pamjet e momentit kur niset drejt Greqisë.
Anastas Janullatos u transportua me avion ushtarak drejt Greqisë. Shqipëria është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, ku vetëm sot ndërruan jetë 11 pacientë, ndërsa mbi 500 janë të infektuarit./db/ Abcnews.al