Sonte nis mbyllja, policia ka një thirrje për qytetarët

schedule16:57 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:57 - 11 Nëntor, 2020

Nga mbrëmja e kësaj të mërkure hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese anti-Covid në vend. Për këtë arsye, policia e ka përsëritur edhe një herë apelin për qytetarët që të zbatojnë rregullat e reja.

Njoftohet se policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të këtyre masave. Kontrollet do të ushtrohen në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme. Po ashtu, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kriminale, në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë qytetarët, pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet masat si më poshtë:

-Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

-Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania;

-Personeli i shëndetësisë dhe punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve përkatëse;

-Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food-et dhe lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.

-Përjashtohet nga rregulli shërbimi në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Personat që do të kryejnë shkelje të masave kufizuese, njofton policia, do të gjobiten. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!