Barcelona e këtij sezoni ka pësuar shumë ndryshime dhe në skuadër janë integruar disa talente të rinj, të ardhur në merkato, si dhe të dalë nga akademia katalanase. Një prej tyre është Pedri.
17-vjeçari i ardhur nga Las Palmas për 5 milionë euro, plus 1 të tjetër si bonuse ka spikatur shumë dhe ka mrekulluar menjëherë me talentin e tij. Trajneri Koeman e pëlqen shumë të riun dhe herë pas here e vendos titullar në ndeshje të rëndësishme.

Së fundmi për Mundo Deportivo holandezi ka folur në lidhje me yllin e ri të lindur në Barcelonë dhe pranon se djaloshi është lojtari që e ka surprizuar më shumë te Barcelona.
“Edhe prej faktit se nuk e kisha parë shumë më parë, lojtari që më ka befasuar më shumë është Pedri. E dija se Barça e bleu nga Las Palmas dhe kisha parë disa video të lojës së tij.

Por nuk e mendoja asnjëherë se ai do të përmirësohej kaq shumë. Vetëm 17-vjeç, të luash dhe të stërvitesh me më të mirët e të luash në mënyrë të tillë është diçka që të bën të lumtur”, u shpreh Koeman. /abcnews.al


