Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtare e ngritjes së Gjykatës Speciale në vitin 2015, ndërsa ai që e votoi pro, sot ndodhet në Hagë. Por cfarë thoshte Albin Kurti 5 vite më parë në Kuvendin e Kosovës për Hashim Thaçin? Ish-kryeministri e akuzonte se është ngritur në karrierë duke bërë tre gjëra.
“Kur i përmendët të gjitha kontributet e juaja gjatë luftës dhe para luftës për UÇK-në është dashur ta vini theksin te çarmatosja. Nuk ka asnjë ushtri në botë që ka pasur aq humbje, e vuajtje duke e bartur armatimin që ju e keni nënshkruar të dorëzohet në fund.
Asnjë ushtri nuk ka humbur aq shumë pjesëtarë të vet në kufi duke bartur armatimin të cilin ju e keni dorëzuar në fund. Kjo është jo vetëm papërgjegjësi, por është krim historik që keni bërë.
Ju jeni ngritur në karrierë me tre lëshime, duke çarmatosur UÇK-në, duke iu kthyer privatizimit neo-liberal dhe duke braktisur bashkimin kombëtar. Ne kemi nevojë për politikanë radikalë dhe jo duke lëshuar pe” thoshte asokohe Kurti./ db/Abcnews.al