“Ancelotti i bindur që do të fitoj Topin e Artë, po mësoj shumë nga ai”

schedule16:12 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:12 - 11 Nëntor, 2020

Richarlison është një nga pikat më të forta të Evertonit të Carlo Ancelottit. 23-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren braziliane për sfidat eliminatore të Katar 2022 kundër Venezuelës (14 nëntor) dhe Uruguait (18 nëntor).

Sulmuesi latin ka rrëfyer për Globoesporte rëndësinë e madhe të trajnerit italian në rritjen e tij futbollistike, teksa zbulon edhe një bisedë të kryer me Carlo Ancelottin.

Po mësoj nga trajneri dhe po rritem e përmirësohem shumë nga puna e bërë me të. Carlo më ka thënë që do të vijë dita që do të fitoj ‘Topin e Artë’ dhe disa tituj kampionë.

I besoj asaj që më ka thënë. Ai ka një eksperiencë të madhe dhe është detyra ime të përmirësohem sa më shumë, kjo falë punës së madhe në stërvitje“, deklaron Richarlison. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!