Pa maskë në rrugë, policia gjobit 725 qytetarë

schedule15:31 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:31 - 11 Nëntor, 2020

Gjatë 24 orëve 725 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë për mosmbajtjen e maskave.

Policia   Shtetit apelon që qytetarët të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas policisë 8 persona që nuk pranuan dhe që nuk e dispononim mjetin e identifikimit, u shoqëruan në ambientet e komisariatit.  Pas identifikimit të tyre u është vendosur masa administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit/Informacion

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 725 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 725 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!