Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

160 milion euro i “pajtojnë”, PSG-Neymar drejt akordit final

schedule13:40 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:40 - 11 Nëntor, 2020

PSG dhe Neymar kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Sulmuesi brazilian është i kënaqur të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe kushtet aktuale të kontratës, nisur nga kriza financiare që ka përfshirë edhe botën e futbollit.

ESPN raporton se mes palëve pritet të nënshkruhet një kontratë 5-vjeçare dhe në llogarinë e Nermar gjatë kësaj periudhe do të kalonin në formën e pagave 160 milion euro (32 milion euro në sezon).

Neymar ka pasur një bisedë me drejtorin sportiv Leonardo dhe zbulohet se ai ka kërkuar garanci për planet e klubit, që duhet të vijojë të jetë konkurrues në Europë. Qëndrimi i Kylian Mbappe, me të cilin gjithashtu kanë nisur bisedimet, mund të ndikojë gjithashtu në rinovimin e Neymar me PSG-në./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!