Refuzohet kërkesa për lirim e ish-zyrtarit të Rrugëve

schedule13:37 - 27 Qershor, 2018

schedule 13:37 - 27 Qershor, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar për të dytën herë kërkesën për lirim nga qelia të Albens Alites, ish zyrtari i Rrugëve të akuzuar për abuzime të kryera gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Alite ka kërkuar shfuqizimin e masës “arrest në burg” caktuar në 7 Shkurt nga Shkalla e Parë e Krimeve. Përmes avokatit të tij, Besnik Çerekja, Alite ka pretenduar se kanë ndryshuar kushtet ligjore për masën e sigurisë, duke pretenduar një masë më të butë.

E këtij mendimi nuk ka qene gjykata, e cila ka rrëzuar kërkesën. Në të njëjtën masë sigurie janë duke qëndruar edhe dy të bashkëakuzuarit për të njëjtën çështje, Dashamir Xhika dhe Aksel Qurduka. Ata u lanë në qeli edhe nga Apeli i Krimeve, vendim të cilit i është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. /abcnews.al