Egbo: Cobbinah do i mungonte Superiores, jo më Tiranës. Uroj ta zëvendësojmë

schedule12:39 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:39 - 11 Nëntor, 2020

Emmanuel Egbo, trajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Korabit. Sigurisht fokusi është tek e ardhmja e Winful Cobbinah, për të cilin është raportuar nga Gana se do të largohet dhe Tirana e ka pranuar ofertën për transferimin e tij.

I pyetur në lidhje me këtë lajm, ego deklaron: “Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e klubit, jam trajner brenda fushe, jashtë saj nuk e di se çfarë ndodh.  Ju e dini që lajmin e largimit të tij e kanë nxjerrë në Ganë.

Nëse largohet, nuk kemi çfarë të bëjmë, kemi lojtarë të tjerë. Shpresojmë që të ketë mundësi të marrim një tjetër. Ai është nga të mirët e kampionatit. Do jetë për mungesë për kampionatin, jo vetëm për Tiranën”.

Më pas Egbo fokusohet te pjesa e fushës: “Kampionati është i gjatë. Kemi parasysh që kemi bërë analiza që si humbëm dhe çfarë nuk bëmë mirë dhe çfarë do të bëjmë më tej. Mendjen e kemi te Kupa, pastaj te kampionati. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë është. Që të jemi më të freskët duhet të pushojnë disa lojtarë. S’kemi çfarë të bëjmë. Me ata që kemi, me ata do të përballemi nesër”.

Në lidhje me dy takimet e para të kampionatit, nigeriani shtoi: “Kanë qenë takime të ndryshme. Me Kukësin qarkulluam topin, administruam ndeshjen. Duhet të shikojmë si na bëjnë presion, si të nxjerrim topin. Duhet të mësojmë dhe të punojnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!