E kemi ndjekur me familjen para ekranit, Nora Istrefi tregon filmin e preferuar shqiptar

schedule12:15 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:15 - 11 Nëntor, 2020

Këngëtarja seksi, Nora Istrefi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht poston foto të ndryshme nga përditshmëria dhe padyshim nga projektet e reja që sjellë.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka treguar se ka parë një film shqiptar, pikërisht “Muri i gjallë”, të cilin e ka cilësuar edhe si filmin e saj të preferuar të të gjitha kohërave.

“Muri gjallë! My fav movie i të gjitha kohërave!”, ka shkruar Nora krah videos në Instastory.

Kujtojmë që ky film është prodhuar në Shqipëri në vitin 1989 dhe ka një kast aktorësh të njohur si Ilir Borodani, Edmond Budina, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani.

Filmi zhvillon subjektin e legjendes së njohur të Rozafës, ku tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!