Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
ABC mëson se ai ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Avioni ushtarak pritet të niset gjatë mesditës për në Greqi me qëllim marrjen e një trajtimi më të specializuar mjekësor.
Sëfundmi ai është nisur nga Athina për ishullin Kefalonia dhe më pas do të fluturojë drejt Tiranës.
Ai iu nënshtrua një operacion në zemër katër muaj më parë.
Shqipëria është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 8 persona, ndërsa rezultuan më shumë se 520 të infektuar. /abcnews.al