Në liqenin e Farkës në Tiranë kanë nisur të mbillen këtë mëngjes fidanë. “Frymëmarrje për të ardhmen” është emëruar nisma me iniciativë të qeverisë turke.
Të pranishëm ishin kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ambasadori i Turqisë, si dhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për këtë nisëm nga presidenti turk, duke e cilësuar këtë të fundit si mik të shqiptarëve. Rama theksoi se me iniciativa të tilla ripërtërijnë pyjet e vendit.
“Për ta ndarë me publikun. Ky është edicioni i dytë i një festivali ndërkombëtar organizuar nga presidenti Erdogan. Në të parin, në shumë vende të botës janë mbjellë 11 milion pemë. Dhe hyri edhe në librin Guines. Sot në Tiranë jemi së bashku në të njëjtën orë me një numër të konsiderueshme të vendeve të tjera për të mbjellë këtu në Farkë 1 mijë pemë. Jam shumë krenar që sot ne shohim frytet e prekshme, që kanë ndaluar prerjen e pyjeve përveçse për nevojat e popullsisë në zona të caktuara.
Kemi një ripërtëritje të vazhdueshme të mushkërive të vendit. Jemi sot në një kantier të madh pranë Tiranës. Në Porto Romanë ku një plagë të madhe mjedisore për shkak të grumbullimit të plehrave pa asnjë kujdes, po e kthejmë në një eko park. Në dhjetor ministrive Bujqësisë së bashku me ministrinë homologe në Turqi do të ulen sëbashku për të diskutuar një plan të përbashkët, ku ndër të tjera është edhe dimensioni i gjelbër për pyjet, për të cilat Turqia është shembull numër një në botë. Faleminderit për këtë nisëm dhe praninë e vetë ambasadorit një mik i shqiptarëve, siç është i tillë edhe presidenti Erdogan”, u shpreh Rama. g.v/abcnews.al