Itali, policia sekuestron 2 tonë drogë që vinte nga Shqipëria

schedule18:18 - 19 Tetor, 2017

schedule 18:18 - 19 Tetor, 2017

Policia italiane ka sekuestruar një sasi record prej mbi 2 ton drogë që vinte nga Shqipëria që kap vlerën e 20 milionë eurove. Në operacion është arrestuar një 19-vjeçar nga Vlora, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nuk ka të ndalur trafikimi I drogës në Adriatik nga Shqipëria për në Itali. Karabinjerët e rajonit Ferrara në një operacion të gjerë kanë zbuluar dhe sekuestruar një ngarkesë prej mbi 2 ton marjuanë dhe hashash. Nëse kjo sasi do të hidhej në treg, trafikantët do të përfitonin mbi 20 milionë euro. Lajmi bëhet I ditur nga mediat italiane që shkruajnë se lënda narkotike ka mbërritur në vendin fqinj nga Shqipëria përmes detit.
Në operacionin e agjentëve është arrestuar dhe një person. Ai është identifikuar si R.R 19 vjeç me shtetësi shqiptare nga qyteti I Vlorës. Mediat shkruajnë se ky I fundit qëndronte në mënyrë të jashtëligjshme në Itali, ndërsa Vlora konsiderohet si një ndër portet shqiptare nga ku transportohen “lumenj droge”.
Sekuestrimi I sasisë rekord të drogës u bë falë shtimit të kontrolleve në provincën e Ferrarës. Fillimisht karabinjerët kanë parë lëvizjet e dyshimta të dy furgonëve dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Pasi janë ndaluar nga makina e policisë që I ka zënë rrugën, 4 persona janë arratisur. Më pas agjentët sekuestruan 2 ton marjuanë dhe 10 kilogram hashash. Sipas mediave italiane, pakot e drogës ishin ende me rërën e plazhit përsipër në momentin e sekuestrimit.
E gjithë kjo ngjarje u zhvillua të martën, ndërsa vetëm të enjten është bërë arrestimi I parë. Aktualisht policia italiane vazhdon kërkimet për 3 të tjerët për të mësuar se në çfarë grupi kriminal bënte pjesë kjo bandë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!