Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tym i bardhë” për Fondin e Rimëkëmbjes kundër koronavirusit

schedule17:00 - 10 Nëntor, 2020

schedule 17:00 - 10 Nëntor, 2020

Parlamenti Europian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të finalizojnë detajet e marrëveshjes mbi buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2021-2027, një zhvillim i cili konsiderohej si një kusht i domosdoshëm për aktivizimin e Fondit të Rimëkëmbjes.

“Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje politike mbi buxhetin e BE dhe Fondin e Rimëkëmbjes” shkroi përfaqësuesi i presidencës gjermane në Këshill në Twitter.

Ai sqaroi, megjithatë, se përfundimi i procedurave përkatëse kërkon miratimin zyrtar të marrëveshjes. Arritja e një marrëveshjeje mbi buxhetin afatgjatë të BE-së u konsiderua si një kusht i domosdoshëm për aktivizimin e Fondit të Rimëkëmbjes, i cili ka të bëjë me mbështetjen e vendeve anëtare kundër koronavirusit.



Sipas planifikimit fillestar, shumat e para të Fondit të Rimëkëmbjes do të shpërndaheshin në tremujorin e parë të 2021. Sidoqoftë, bazuar në vonesat e vërejtura, ky afat tani është shtyrë për në tremujorin e dytë apo edhe të tretë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!