Kreu i qeverisë shqiptar Edi Rama ka publikuar pamje nga brenda spitalit Infektiv ku çdo ditë pacientët luftojnë me sëmundjen e koronavirusit. Në videon e publikuar nga Rama, shefja e Infektivit Najada Çomo tregon mënyrën si mjekohen pacientët e infektuar me Covid-19.
“Jepet antibiotiket, baret antiviralë, udhërfyer shumë dinamikë. Çdo e dhënë që ka dalë e kemi adaptuar. Remdesivir te ne përdoret. Është e ofruar nga qeveria shqiptare. Mjekohen me këtë lloj bari pacientë që kanë kriteret në kushte klinike. Përdoret edhe plazma imuno-konvaleshente në pacientë që kanë kritere për t’u ofruar. Ka mbi dy muaj që përdoret. Përdoren edhe anti-viralë të tjerë”, shprehet Çomo.
Ndërkohë dy pacientë të infektuar që janë të shtruar në këtë spital flasin për situatën që po përjetojnë.
“Fshati që duhet nuk do kallauz. Gjithë stafi i bën pacientit një trajtim psikologjik. Mendoj që vlera më e madhe që ka ky spital janë mjekët, infermierët e përkushtuar. Jam nga Fieri. I them miqve të ruhen”, thonë ata.
Çomo shpjegon si procedohet me autoambulancat që sjellin pacientë të dyshuar me Covid-19, ndërsa shton se jo të gjithë shtrohen në spital Infektiv.
“Brenda spitalit Infektiv ka 120 shtretër. Janë dy spitalet e para ku alternohet puna. Ne kemi shtretër të lirë. Në spitalin Covid-3 dërgohen pacientët që janë më të përmirësuar në Covid-1. Sot që flasim kapacitet nuk janë të ezauruara.
Ardhja e një ambulance shoqërohet me një pacient. Ne lajmërohemi nga Urgjenca që është duke ardhur një pacient. Duhet të bësh një koordinim të punës por ka një triazh nëse pacienti i plotëson kriteret për të hyrë në spital. Ardhja e pacientit vjen nga Urgjenca dhe pacienti dërgohet me ambulancë në vendin që ai banon. Është një proces vlerësimi dhe jo çdo ambulancë ka një pacient që pret me orë të tëra për të hyrë brenda”, shprehet Çomo.
Në fund ka edhe një surprizë për Najada Çomon. Është vajza e cila përveç krenarisë ka edhe një kërkesë për të ëmën: Të kthehet sa më herët në shtëpi.
“Mami të falenderoj shumë që je ti dhe për punën që ke bërë këto kohë. Të përqafoj dhe të puth fort dhe të lutem hajde pak më herët në shtëpi”, thotë ajo./mv.abcnews.al
Pacienti i prekur me Covid-19
Koordinatorja qe bisedon me pacientet dhe mjeket
Brenda korridoreve te Covid-1
Pacienti i prekur me Covid-19
Vajza e Najada Çomos