Belinda Balluku fiton betejën me Covid-19, si është transformuar ministrja

schedule12:24 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:24 - 10 Nëntor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duket se është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë rikthyer në punë.

Ditën e sotme ajo ka marrë pjesë në mbledhjen që është zhvilluar paraditen e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ndonëse mbledhja mbahet online, Balluku është shfaqur në zyrat e ministrisë që ajo drejton bashkë me një tjetër kolege. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin.

Balluku rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më parë ndërsa njoftoi se ishte karantinuar menjëherë në banesë. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!