BE, Merkel kërkon ndërmjetësim

schedule15:03 - 26 Qershor, 2018

schedule 15:03 - 26 Qershor, 2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkon që propozimet e saj dhe të presidentit francez të merren seriozisht pasi nuk janë për të dominuar të tjerët. Ndërsa Komisioni Europian njofton se po punohet për të gjetur një zgjidhje.

Propozimet e Berlinit dhe Parisit nuk u bënë për të “dominuar” të tjerët në mënyrë paraprake.  Kështu u shpreh Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, lidhur me propozimet e dhëna me Emmanuel Macron në sajë të Këshillit Evropian që zhvillohet në fund të Qershorit. Merkel theksoi se qëllimi ishte të nxiste reflektim.

“Unë thashë të dielën se, për paketën e përgjithshme për azilin, dhe për 7 linjat udhëzuese, nuk ka zgjidhje deri të premten e ardhshme”, konfirmoi Angela Merkel në Berlin.

“Lajmi i mirë është se tashmë ekziston një marrëveshje për pesë linjat udhëzuese. Lajmi më pak i mirë është gjithashtu që ne ende duhet të punojmë në dy prej tyre dhe ende kemi nevojë për pak më shumë kohë”, shtoi kancelarja gjermane, duke shpjeguar se këto janë të lidhura me procedurën e azilit dhe mekanizmin e solidaritetit.

“Spanja ndihmon dhe bën atë që mundet”.

Kështu u shpreh kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë konferencës për shtyp me Merkel në Berlin, i cili theksoi se vetëm me një përgjigje të përbashkët të BE-së mund të gjendet një zgjidhje për çështjen e emigrimit. Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe Komisioni Europian.

“Në Mesdhe ka shumë aktorë që bëjnë operacione shpëtimi mes OJQ-ve dhe anijeve kombëtare. Është e qartë se ekziston një problem, nuk është e drejtë që një vend i vetëm i BE-së të presë këto anije dhe e kuptojmë qëndrimin italian”.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i Komisionit Europian. Zyrtari i Brukselit nënvizon se vijon puna për të zgjidhur këto problematika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!