Felipe Melo vijon të jetë protagonist në Brazil. Këtë herë mesfushori i Palmeiras nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje të ashpër që të bëjë xhiron e internetit.
37-vjeçari, i cili në ndeshjen e fundit kundër Vasco De Gama ishte zhvendosur në qendër të mbrojtjes, e teproi gjatë festës së golit të sulmuesit Luis Adriano.
Que atitude VERGONHOSA do Felipe Melo contra o fotógrafo que estava apenas trabalhando!! pic.twitter.com/MWRYkMVjxB
— SPFC DA DECEPÇÃO (@SPFCDaDecepcao) November 9, 2020
Teksa lojtarët e Palmeiras ishin grumbulluar pranë këndit, Felipe Melo është filmuar duke goditur në mënyrë të shëmtuar fotografin e ndodhur atyre pranë.
Duke mos u shpëtuar kamerave, ai nuk i ka shpëtuar as rrjeteve sociale, pasi video menjëherë është shpërndarë dhe është bërë “hit”. Nga ana tjetër ka edhe një lajm të keq, pasi Melo ka pësuar një frakturë në dorë dhe e nuk luan dot më këtë vit /abcnews.al