Gerti Çarçani, gazetari dhe moderatori i emisionit “Pressing” në ABC, ka raportuar se te Laçi mbetet në krye të pankinës shkodrani Armando Cungu.
“‘Mos spekuloni, referojuni vetëm burimeve zyrtare. Armando Cungu është trajner i Laçit”, këto janë fjalët që ditën e sotme më ka komunikuar presidenti i Laçit, Pashk Laskës”, u shpreh Çarçani në fillim të emisionit.
Laçi barazoi një ditë më parë me Kastriotin në shtëpi. Krutanët shënuan në minutat shtesë, edhe pse ishin me një lojtar më pak. Më pas u raportua edhe për një debat mes Laskës dhe Cungut, çka u shoqërua edhe me lajmin se palët nuk do të vijonin bashkëpunimin. /abcnews.al