Imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në ABC, gjatë një bisede me gazetarin Endri Xhafo foli për pacientët që e kanë kaluar Covid-19.
Sipas, mjekut personat që e kalojnë virusin, mund të fitojnë imunitet deri në dy vjet ndërkohë që sqaroi se nga infeksionet e tjera sic është Cov 1, SARS apo Mers imuniteti zgjat me vite të tëra.
“Ky virus nuk ka të papritura të tmerrshme, sa i përket imunitetit. Antitrupat, nuk mund të themi me siguri se sa kohë do zgjasë, por nga eksperiencat e mëparshme me koronaviruset e tjerë, zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Nga SARS Cov1 apo MERS zgjat edhe me vite të tëra. Nuk duhet të kemi frikë se do prekemi më, për dy vjet, jeni të sigurt”, theksoi Sulçebe.
n.d./abcnews.al