Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Francë janë të sigurt, Neymar merr vendim për të ardhmen me PSG

schedule18:36 - 9 Nëntor, 2020

schedule 18:36 - 9 Nëntor, 2020

Neymar është futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit. PSG pagoi 222 milion euro te Barcelona në verën e vitit 2017, teksa shumë është përfolur për një rikthim të sulmuesit tek ekipi katalanas.

Situata ka ndryshuar dhe 28-vjeçari, kontrata e të cilit me nënkampionët e Evropës përfundon në verën e vitit 2022, ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me klubin aktual.

Telefoot raporton se Neymar ndihet për mrekulli në kryeqytetin francez, ia ka dalë të përshtatet në mënyrën më të mirë te PSG dhe ka një raport shumë pozitiv me shokët e skuadrës.



Fundi i muajit nëntor do të sjellë nisjen e bisedimeve me presidentin Al-Khelaifi në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!