Fitorja e Biden, Kim takon Ramën: SHBA-ja krah për krah me Shqipërinë

schedule19:09 - 9 Nëntor, 2020

schedule 19:09 - 9 Nëntor, 2020

Politika amerikane në raport me Shqipërinë nuk ndryshon nga zgjedhja e presidentit të ri. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pasditen e sotme zhvilloi një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se diskutimi ishte i shkëlqyeshëm dhe SHBA-ja është krah për krah Shqipërisë për të vijuar partneritetin.

Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe për të diskutuar për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! KrahPerKrah” shkruan Kim.

Nga politika e administratës së Trump te e Biden për Shqipërinë nuk parashikohet që të ketë asnjë ndryshim veç mbështetjes së fortë amerikane./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!