Mediat greke raportojnë situatë alarmante në vend. Siç shkruan “Protothema” në orët e fundit 27 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Me këto shifra numri i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 805.
Ditët e fundit në Greqi situata paraqitet e rënduar, pasi janë shënuar shifra rekord të të infektuarve me Covid. Për rrjedhojë qeveria u detyrua të merrte masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin grek ka shkuar në 56.698. g.v/abcnews.al


