Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ti e ke bërë Iscon kështu”, tifozët i vërsulen të dashurës së spanjollit

schedule14:42 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 9 Nëntor, 2020

Mesfushori i Real Madrid, Isco, u rikthye si titullar në sfidën e djeshme kundër Valencias. Pritshmëritë ishin të mëdha për fantazistin, por ai ishte larg lojës që ne jemi mësuar ta shikojmë atë.

Tifozët madrilenë nuk mund ta përballonin humbjen 4-1 dhe paraqitjen e dobët të Iscos dhe kërkuan shpjegime nga bashkëshortja e lojtarit, Sara Salamo. Në drejtim të saj kanë ardhur me mijëra mesazh pas përfundimit të ndeshjes, ku më së shumti ishin akuza të tifozëve për formën e dobët të lojtarit.

Bukuroshja vendosi të zgjidhte disa nga mesazhet e ardhura dhe reagoi në “Twitter”. “Nuk ka seksizëm në Spanjë”, shkruan ajo me ironi krahas mesazheve.”K*rvë, kurrë nuk do të të ta fal këtë që i kë bërë Iscos”; “Isco është kështu prej teje”;”Ti e ke çuar Iscon në këtë formë”, janë komentet që ka zgjedhur ajo. Ndërkohë situata e lojtarit vazhdon të mbetet e paqartë, pasi është vetë ai që ka kërkuar largimin nga Madridi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!