Aktori i njohur, Charlie Hunnam, u infektua me koronavirus në fillim të këtij viti, dhe tani ai mendon se është prekur sërish.
Ai e ka bërë të ditur lajmin së fundmi, duke theksuar se po i përjeton sërish disa simptoma identifikuese sitemperatura e lartë dhe kolla e thatë.
“Nuk jam i sigurt çfarë sëmundje kam. Por, kam temperaturë të vazhdueshme, kollitje të thatë dhe po ndihem tejet i lodhur. Prandaj, dyshoj se mund të jetë sërish COVID-19”, u shpreh aktori.
Arsyeja pse ai po ndihet i pasigurt rreth diagnozës së tij, është nga që herën e parë kur ishte prekur nga koronavirusi ai nuk kishte përjetuar simptoma të rënda, përveç humbjes së shijes dhe nuhatjes.
“Sëmundja herën e parë nuk ishte e këtillë. Unë thjeshtë e humba sensin e shijes dhe nuhatjes për dhjetë ditë, si dhe ndihesha paksa i lodhur. Por kësaj radhe po ndihem shumë më ndryshe, dhe më keq. Mund të jetë edhe një grip sezonal. Nuk jam i sigurt”, ka deklaruar gjatë një intervistë për emisionin “Jimmy Kimmel Live”. l.k/abcnews.al