PSG fitoi dje ndaj Rennes pastër me shifrat 3-0 me golin e Kean dhe dopietën e Di Maria. Gjithsesi te kampionët e Francës nuk ka vend për festë, pasi situata me dëmtimet është më keq se kurrë më parë. Në ndeshjen e djeshme katër lojtarë lanë fushën e lojës para kohe për shkak lëndimi.
Gueye, Kean, Florenzi dhe Kehrer u larguan nga fusha të dëmtuar dhe shtuan akoma më shumë problemet për Tuchel. Trajneri në këtë moment ka vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë në dispozicion.
Në ditët e shkuara yje si Verratti, Neymar, Mbappe, Kimpembe, Bernat, Draxler, Icardi apo Sarabia kanë pësuar dëmtime dhe nuk janë në gjendje të luajnë. Fatmirësisht për Tuchel përpara është grumbullimi dyjavor i kombëtareve dhe ai do të ketë kohë të rikuperojë disa nga yjet e ekipit. /abcnews.al