PSG reagoi në mënyrën e duhur pas humbjes në Champions kundër Leipzig. Djemtë e Thomas Tuchel fituan 3-0 në kryeqytet kundër Rennes, duke e çuar në 5 pikë diferencën me Lillen e vendit të dytë (luan nesër jashtë fushe me Brest).
? Final whistle! Moise Kean and Angel Di Maria (double) team up to lift @PSG_English at home!#PSGSRFC pic.twitter.com/hRihakAeDN
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) November 7, 2020
Moise Kean konfirmoi momentin e mirë që po kalon dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 11-të. Gafë e mbrojtjes mike dhe goditje e saktë e sulmuesit italian.
Dyfishimi erdhi dhjetë minuta më vonë. Asist i spanjollit Herrera dhe “parabolë” e Angel Di Marias. Sulmuesi argjentinas nuk u ndal dhe gjeti golin e dytë personal në minutën e 73-të, duke vulosur triumfin me “tris” të kampionëve të Francës. /abcnews.al