Moderatori i CNN s’i mban dot lotët pas fitores së Biden: Sot është më e lehtë të jesh prind

schedule22:23 - 7 Nëntor, 2020

schedule 22:23 - 7 Nëntor, 2020

Moderatori i CNN Van Jones nuk i mbajti dot lotët ndërsa rrjeti në të cilin ai punon raportoi zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA.

Ndërsa fliste gjithë emocion, Jones u shpreh se është “më e lehtë të jesh prind këtë mëngjes” ndërsa shtoi se përfundimi i presidencës së Trump do ta bëjë jetën më të mirë për një numër të madh njerëzish.

Babai 52-vjeçar i dy fëmijëve u shpreh po ashtu se fitorja e Biden tregon se ka rëndësi që të jesh një burrë i mirë, dhe se shpreson që djemtë e tij të jenë duke e ndjekur.

Ish-këshilltari i administratës Obama u ndal për një moment edhe tek mbështetësit e Trump duke deklaruar se i vinte keq që ata humbën, por “për shumë njerëz, kjo është një ditë e mirë.”

“Është më e lehtë të jesh prind këtë mëngjes. Është më lehtë të jesh baba. Është më lehtë t’u thuash fëmijëve se karakteri ka rëndësi. Ka rëndësi, të thuash të vërtetën. Të jesh një person i mirë ka rëndësi. Është më e lehtë për shumë njerëz,” shtoi ai, para se të rendiste grupe të ndryshme që ishin prekur nga presidenca e Trump. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!