Me fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet tashmë gruaja e parë zëvendëspresidente.
Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.
Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses.
Kamala pritet ta marrë postin e zëvendëspresidentes në janar. s.b/abcnews.al/
We did it, @JoeBiden. pic.twitter.com/oCgeylsjB4
— Kamala Harris (@KamalaHarris) November 7, 2020