Partia Demokratike, me anë të një deklarate, e cilëson Ligjin për Presidentin si antikushtetues. Sipas PD, ky ligj është për të të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit si dhe tregon “përpëlitjet e fundit të një kryeministri të degraduar.”
Po ashtu, në reagimin e PD thuhet se në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, Rama merret me luftë personale politike.
Reagimi
“Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.
Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.
Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar.” s.b/abcnews.al/