Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shteti bën miliona lekë duke gjobitur qytetarët për maskat

schedule17:05 - 7 Nëntor, 2020

schedule 17:05 - 7 Nëntor, 2020

Tre javë  nga vendimi i qeverisë, policia në të gjithë vendin ka vendosur 14.873 gjoba për mosmbajtjen e maskës, mesatarisht 650 në ditë.

Masa administrative është 30 mijë lekë të vjetra dhe për përsëritësit e shkeljes, gjoba shkon në 50 mijë.

Gjithsej, në arkën e shtetit pritet të shkojnë rreth 45 milionë lekë të reja të cilat do të vilen nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.

Por si reagojnë qytetarët kur ndalohen nga efektivët e policisë?

Kamera e ABC kreu një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit, kryesisht në zonat periferike, ku gjatë inspektimi ka kapur momentin kur gjobitet një i ri në Kombinat.

Ka nga ata që japin arsye të ndryshme për mosmbajtjen e maskës.

Nuk e mbajmë dot, na mbahet fryma”, është shprehur qytetari.

Disa të tjerë, edhe pse e kanë maskën me vete, e vendosin vetëm kur shohin patrullën e policisë.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria do të falë ose jo më vonë gjobat që po vjel aktualisht për mos vendosjen e maskës, ashtu siç u bë me drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që shkelën karantinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!