Vazhdon e njëjta situatë, Strakosha dhe dy yje të tjerë humbasin Juven

schedule16:26 - 7 Nëntor, 2020

schedule 16:26 - 7 Nëntor, 2020

Vazhdon situata e vështirë prej mungesave dhe infektimeve te Lazio. Klubi prej javësh tashmë vuan shumë paqartësitë në lidhje me infektimet. Si të mos mjaftonte kjo, ata janë nën hetim për aktivizim lojtarësh të infektuar dhe rrezikojnë dënim nga Serie A.

Sot ekipi ka kryer stërvitjen e radhës në llogari të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Juventusit mesditën e nesërme. Ajo që raportojnë mediet italiane është fakti se tre nga lojtarët më të mirë të ekipit nuk kanë qenë të pranishëm në seancë seancë dhe do mungojnë ndaj kampionëve në fuqi.

 

Ylli i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, si dhe Lucas Leiva e Ciro Immobile nuk do të luajnë nesër dhe kjo është e sigurt. Të tre kanë lënë qendrën stërvitore të Lazios mëngjesin e sotëm dhe nuk janë stërvitur me kombëtaren. Shkak është dyshimi për COVID-19.

Lojtarët herë rezultuar kanë negativë dhe herë pozitivë e tashmë te Lazio nuk duan të rrezikojnë një dënim të mundshëm. Strakosha nuk do të jetë as pjesë e kombëtares sonë në tre ndeshjet e nëntorit ndaj Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!