2.6 ton marijuanë në Malin e Zi, gjykata jep vendimin për dy lushnjaret

schedule13:40 - 7 Nëntor, 2020

schedule 13:40 - 7 Nëntor, 2020

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin të cilët akuzohen si bashkëpunëtore në kamionin me drogë që u kap në Malin e Zi me 2.6 ton marijuanë disa ditë më parë.

Sipas policisë Arlind Tabaku është personi i cili i ka gjetur magazinën shoferit të kamionit Elvis Çalik, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazinë me qira për të lënë fruta perimet në Lushnje.

Ndërsa Përparim Shurdhi është pronari i magazinës që i është dhënë me qira shtetasit  Elvis Çalik.

LEXO EDHE: DETAJE / Tonelatat e kanabisit në Malin e Zi, “zbërthehen” 2 të arrestuarit nga Lushnja

Ndërkohë para trupës gjykuese të dy të akuzuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën. Ndërkohë avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokuroria kishte zero prova për dy të dyshuarit.

Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetëm një komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qene ne magazine sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnje lloj prove nga ana e prokurorisë. Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kane nxjerre asnje emer te personave te përfshirë siç pretendohet. Magazinën shoferi i kamionit ia ka kërkuar me qera sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per atë punë.  Nuk ka asnjë prove qe tregon se kamioni është ngarkuar me droge tek magazina por vetëm shihet duke hyre dhe duke dale”, është shprehur avokati Saimir Korreshi.

LEXO EDHE: Bllokohen 2 ton kanabis mes frutave në Mal të Zi, erdhi nga Shqipëria, një i arrestuar, destinacion BE

Ndërsa Anton Kosteri avokat mbrojtës i Arlind Tabaku, ka theksuar se është absurde që nuk është nën hetim asnje punonjës në doganen e Hanit te Hotit ku kamioni kaloi me drogë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!