Akti ekstrem i grevës së urisë së naftëtareve në Ballsh, i kapërceu caqet.
Mimoza Muhametaj, një nga grevistet e Ballshit tentoi të vetëflijohej por shpëtoi nga ndërhyrja e koleges së saj greviste momentet e fundit.
Po çfarë ndodhi natën e së premtes në ambientet brenda uzinës ku këto gra qëndrojnë prej 24 ditësh në ngujim.
ABC i ka shkëputur Mimozës, zonjës që kërkoi të vetëflijohej disa fjalë.
“Ju lutem nuk dua të flas më për atë moment. Ndihemi shumë të braktisura nga shteti. E pritëm gjithë ditën dje dhe nuk na begenisi. I provuam të gjitha, gënjeshtrat, mashtrimet deri dhe dhunë e policisë dhe asgjë”, tha ajo.
Ishte Fatbardha shoqja tjetër e saj që e shpëtoi Mimozën. Ajo rrëfeu ngjarjen për të cilën thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë.
“Shkuam për të fjetur, shoqja dilte në korridor dhe tha flini, mirë u gdhifshi nesër. Nuk e mendova, pastaj pashë në një moment që shoqja mori thikën dhe bërtita, e përjetuam keq.
Nuk kam për ta harruar asnjëherë, të kërkosh bukën e gojës me vetëflijim, nuk e kisha menduar, qenka shumë e vështirë. Shoqja ime tha: gra kemi mbaruar….por ne nuk kemi mbaruar, ne do luftojmë”, u shpreh grevistja.
n.d./abcnews.al