Barcelona vazhdon të jetë në krizë. Klubi katalanas që është ende pa president pas largimit të Jose Maria Bartomeut, po kalon një gjendje jo të mirë financiare, duke rrezikuar kështu dhe falimentimin.
Sipas raportimit të “ESPAI BARÇA”, shpëtimtari në këtë situatë mund të jetë Gerard Pique. Qendërmbrojtësi është vetëofruar për të ndihmuar klubin e tij për të dalë nga kjo situatë jo e mirë dhe për t’u rikthyer sërish tek projektet fituese.
Mësohet se spanjolli do të luajë rolin e një ndërmjetësi mes kompanisë që do të financojë dhe Barcelonës. Gjithashtu, Pique ka qenë i interesuar më parë dhe në afrimin e projekteve të reja në klubin katalanas. /abcnews.al