Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rënia e frikshme e Alex Song, firmos në vendin e “humbur” të Afrikës

schedule20:17 - 6 Nëntor, 2020

schedule 20:17 - 6 Nëntor, 2020

Alexandre Song ka habitur me ekipin e zgjedhur për të vijuar karrierën. Kamerunasi, tashmë 33 vjeç, vijon të luajë futboll dhe në vitet e fundit ka ardhur në rënie. Sezonin e shkuar ishte pjesë e Sion në Zvicër, por luajti pak.

Tani Song ka nënshkruar në Xhibuti, një vend i vogël në Afrikë me një popullsi që nuk i kap as 1 milion banorë. Mesfushori është bërë pjesë e Arta/Sihd, duke konfirmuar edhe njëherë rënien e tij.

https://twitter.com/NuhuAdams_/status/1324748814142578690?s=20



Song për katër sezone ka qenë titullar i padiskutueshëm tek Arsenali, deri kur kaloi te Barcelona në vitin 2012. Pas dy sezoneve me katalanasit ai u rikthye në Angli, ku luajti me West Ham United.

Sezoni9n e parë me Çekiçët luajti rregullisht, kurse në sezonin dytë mori më pak minuta. Rubin Kazan në Rusi dhe Sion në Zvicër ishin stacionet e fundit të karrierës së Song, i cili tani do të luajë në Xhibuti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!